Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I. A.

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit I. A. Ekziston dyshimi bazuar me datë 22 gusht 2019, në rrugën Pozhoran – Viti, i pandehuri ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, në atë mënyrë që duke e drejtuar automjetin nuk përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ashtu që e humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt dhe më këtë rast ndeshet me automjetin tjetër, dhe si pasojë e kësaj kanë marr lëndime trupore E. E., H. E., A. E. dhe Sh. E., të cilët dërgohen në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa Sh. E., transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe për shkak të lëndime të rënda i njëjti ndërron jetë me datën 22.08.2019.

Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës .

FIDANISHTJA

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit njoftoj Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.