Eko Higjiena

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Gani Bernjashi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Gani Bernjashi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L.B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda.

UBT

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit njoftoj zëdhënësi i Gjykatës Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.