United Hospital

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.H.

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. H. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Me këto veprime i pandehuri E. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi.

FIDANISHTJA

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.