Hidromorava

Caktohet masa e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve A. S., F. V., A. S. R. V., F. A., Z. L. dhe H. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri A. S. dyshohet se me datë 02.09.2018 rreth orës 17:25 minuta në fshatin Hogoshtë gjatë zhvillimit të ndeshjes futbollistike KF “Kika” dhe KF “Bashkimi” ka sulmuar zyrtarin policor I. B., i cili është dashur të marr ndihmën mjekësore, me këto veprime i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Hidromorava

Ndërsa të pandehurit e tjerë F. V., A. S., R. V., F. A., Z. L. dhe H. A. dyshohet se kanë penguar personat e tjerë zyrtarë, më ç’rast kanë kryer veprën penale pengim
i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.