Mobi Casa

Caktohet masa e paraburgimit ndaj S. D. pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit S. D. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësi në një fshat të Komunës së Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri S. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.