Uji Dea

Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve A.S., A.S., L.S., E.A., E.I. Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit dhe Novobërdës, dyshohet se me datë 21.12.2017, pas një mosmarrëveshje paraprake mes vete, kanë shkuar tek Restaurant “Berlini I” dhe në shenjë hakmarrje kanë sulmuar personin A.M., duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit me mjete të forta metalike, më këtë rast i dëmtuari është dashur të marr trajtim në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime të pandehurit, dyshohet kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, 3) kanosje dhe 4) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Uji Dea

Të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 20.01.2018.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.