ARKATANA

Caktohet masa e paraburgimit ndaj luginasit, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditë.

I pandehuri A. B. shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21.08.2017 është arrestuar nga zyrtarët policorë, pasi që për të ekziston një urdhërkërkim ndërkombëtar aktiv, duke përfshirë edhe urdhërarrest evropian aktiv.

I njëjti është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

UBT

I pandehuri A. B., është paraqitur me disa emra të ndryshëm tek autoritetet e vendit, ndërsa është i kërkuar për ekstradim nga autoritetet hungareze.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të nënshkruar nga zëdhënësi i saj Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.