Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër grabitësve të pandehur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve A.H., M.SH., V.K., L.O. Të pandehurit, A.H., M.SH., V.K., shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar, kanë kryer grabitje me forcë në kazino “Kajot” dhe po ashtu i pandehuri A. H. gjatë grabitjes ka përdor armën, duke kërcënuar punëtorin e kazinosë, e të cilën armë ia kishte shitur i pandehuri L.O.

Me këtë i pandehuri A. H. dyshohet se ka kryer veprat penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurit M.SH. dhe V.K. dyshohet kanë kryer veprën penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

FIDANISHTJA

Ndërsa i pandehuri L. O. dyshohet ka kryer veprën penale: dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale, nga neni 33 lidhur me nenin 329 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas leximit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim i lartë për këto vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.