United Hospital

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve që sulmuan policët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.A. dhe T.A. në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Të pandehurit E.A. dhe T A. shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 04.04.2017 rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.

FIDANISHTJA

Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 6 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës, zëdhënës në Gjykatën e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.