UBT

Caktohet masa e paraburgimit ndaj 24 të pandehurve, kush janë të dyshuarit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë, për 24 (njëzet e katër) të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të djeshëm të zhvilluar nga organet e ndjekjes.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.S., L.M., F.A., A.A., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., R.K., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., që nga muaji nëntor 2019, në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë komuna e Kamenicës, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë ndërmarrë veprime për të kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale jashtë vijës kufitare, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontrabanduara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standardeve.

Të pandehurit e lartcekur, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Ndërsa, i pandehuri I.K., që nga muaji shtator 2019 deri më 18 shtator 2020, në lokalin “Automate Club”, në fshatin Karaçevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të kundërligjshme dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, Ramiz Azizi, pas mbajtjes së seancës, dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ndërkaq sipas burimeve tona të arrestuarit janë:

Rexhep Spahiu
Lirik Morina
Florim Ajvazovic
Agim Ajvazi
Nehat Morina
Hesat Rrudhani
Perparim Shabani
Arsim Dermaku
Fatlum Bajrami
Riza Kastrati
Ilaz Thaqi
Rabit Ajvazi
Adhurim Thaqi
Faton Kryeziu – Për kontrabande me mallra

Jusuf Hasani
Nadir Shantir
Shani Kryeziu
Kujtim Morina
Umer Arapi
Bajram Rahmani
Armin Huduti
Hilmi Mullahari
Jeton Buquku – Për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara” me kryerjen e veprës penale dhe “Prodhimi dhe venia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”

Idriz Kurteshi : Për Organizim te skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.