Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj të dy pandehurve që shantazhuan doktor Elez Elezin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit Metali Kurtalani, ndërkohë ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit për të pandehurën Fatmire Kurtalani, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh. Të pandehurit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë kanosur të dëmtuarin Elez Elezin., se nëse nuk u jep i njëjti të holla në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një videoinqizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “shantazh”.
Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Metali Kurtalani, ndërsa për të pandehurën Fatmire Kurtalani masa e arrestit shtëpiak.

United Hospital

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.