Fundamenti

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurit e dyshuar për keqpërdorim

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji për të pandehurin H. A.

I pandehuri në fjalë, shqiptar me profesion mjek – oftalmolog nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje, duke e pajisur me certifikatë shëndetësore të dëmtuarin A. J. për patentë shofer pa e kontrolluar asnjë mjek dhe as pa kontaktuar ndonjë mjek, përveç me dy zyrtarët e ordinancës H. K. dhe B. F., për të cilin shërbim ka paguar shumën prej 25 euro.

Me këtë i pandehuri H. A. dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Hidromorava

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Ditë më parë Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji edhe për të pandehurit H. K. dhe B. F./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.