FIDANISHTJA

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Arsim Gashi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Arsim Gashi. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij, ka kryer abortin ndaj të miturës, me ç’rast i njëjti ka treguar vendosmëri në kryerjen e veprave penale pasi që i kishte diktuar të dëmtuarës se çfarë të shkruaj në deklaratën e saj për dhënien e pëlqimit për kryerjen e abortit. Gjithashtu i pandehuri gjatë kontrollit të dëmtuarës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhunimit.

Me këto veprime i pandehuri A. G. dyshohet se ka kryer veprat penale “ndërprerja e shtatzënisë” dhe “moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre”.

Fillimisht kërkesa e prokurorit ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit, por pas dëgjimit të deklaratës së të pandehurit dhe të mbrojtësit të tij, ka kërkuar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që i njëjti i ka premtuar Gjykatës që nuk do të ndikoi në dëshmitarë.

Fundamenti

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, me datë 29.09.2020, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohet se kanë dhunuar të miturën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.