UBT

Caktimi i marzhës së fitimit nga ministria, naftëtarët nuk pajtohen

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Jemi vendi më i vogël në rajon, me më së shumti pika të shitjes së derivateve të naftës. Përllogariten të janë mbi 700 pompa derivatesh e që kanë çmime të variruse njëra nga tjetra.

Vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë përcakton marzhën e fitimit si për importin, ashtu edhe për pikat e shitjes me pakicë.

Marzha e caktuar me vendim të ministrisë për shitjen e derivateve të naftës me shumicë përllogaritet 2 centë, ndërsa për shitjen me pakicë 12 centë.

Vendimi miratohet në prag të ardhjes së diasporës me qëllim të mosabuzimeve të çmimit të naftës.

Por ky vendim për naftëtarët është i gabuar, jo i drejtë.

Fadil Berjani kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, thotë për Indeksonline-n se vendimi i fundit i ministrisë ka vendosur marzhën e fitimit 0.02 euro për importet e derivateve të naftës ndërsa 0.12 euro për pikat e shitjes me pakicë.

Sipas tij marzha e fitimit që ideale do të duhej të vendosej nga ministria do t’ishte 14 centë për një litër.

“Çdo vendim i Qeverisë duhet të respektohet. Mirëpo është vendim i gabuar, Kosova është treg i hapur dhe i lirë dhe duhet të ketë tregti të lirë. Këtu është një gabim kur po thuhet se ka abuzime me çmimet.

Ku janë ato abuzime me çmimet? Në qoftë se ka abuzime me çmimet, atëherë le të dalë Qeveria, më saktë ministria e t’i nxjerr me emër se cilat kompani abuzojnë.

Jo në këtë mënyrë që të pësojnë 700 pika të shitjes së derivateve të naftës. Ndërsa ai e ka komentuar vendimin aty ku është cekur se çmimet për diasporën duke thënë se diaspora po na vjen po i presim me çmimin e ulët, thotë Berjani duke shtuar se diaspora në vendet ku jetojnë paguajnë edhe 2 euro për një litër dhe se kjo nuk është në rregull.

Fundamenti

“Ky vendim është miratuar në kohën kur diaspora vjen edhe ka kompani që i vendosin çmimet e larta. Po qytetari ka mundësi të zgjedhë ku të dëshirojë.

Jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika të karburanteve. Nuk ka koment. Tregu është i lirë garë e madhe midis kompanive dhe çmimin e ke të ulët. 1.25 euro është një litër naftë, ndërsa po shitet 1.35 euro.

Këto janë çmimet mesatare. 00.02 euro ata që importojnë kanë të drejtë fitimi, ndërsa pikat me pakicë 0.12 centë. Shumë kompani thonë se me këtë vendim nuk do të mund të mbijetojnë.

Reale do të ishte që ministria të vendosë marzhën e fitimit 0.14 euro. Kjo do të ishte ideale”, tha ai.

Ai po ashtu tha se çmimi për një litër naftë sot është 1.35 euro, ndërsa 1.28 euro me pakicë. Ndryshe ministrja Rozeta Hajdari, pak ditë më parë nënshkroi vendimin për caktimin e çmimit dhe masat e tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas ministrisë, ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë vijnë në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si edhe për të mënjanuar çrregullimet e tjera në treg.

“Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës nëpërmjet Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore, krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim.

Me këtë vendim: – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) centë për një litër dhe – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) centë për një litër.

Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A nr. 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme dhe masat e tjera mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim./Indkesonline/