Fundamenti

Caktimi i Hysenit dhe Demollit në sektorët e sigurisë, vendim i gabueshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vendimi që Skënder Hyseni dhe Haki Demolli të bëhen ministra, përkatësisht të Punëve të Brendshme dhe të Forcës së Sigurisë, konsiderohet politikisht dhe profesionalisht i gabueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe Hajredin Kuçi që do të vazhdojë të jetë në krye të Drejtësisë, si njëra nga tri ministritë që menaxhojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit, nuk merr notë të lartë nga njohësit e aspekteve të sigurisë, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i shtyrë para disa procese.

Petrit Zogaj nga organizata “FOL” ka thënë se kabineti qeveritar dhe ministrat specifikë nuk kanë entuziazëm që do të duhej ta kishin për të bërë ndryshime.

KKVITI

“Ka një riciklim të ministrave, si të Qeverisë paraprake ashtu edhe të asaj të vitit 2009-2010, të cilët nuk kanë shënuar ndonjë punë të suksesshme gjatë mandatit të tyre. Të njëjtit as që besoj që do të shënojnë ndonjë sukses edhe pas disa vjetëve që do t`i analizojnë.

Sistemi i drejtësisë është po aq keq sa edhe para disa vjetëve, e me gjasë do ta kemi po në këtë gjendje edhe pas katër vjetëve të tjerë”, ka thënë ai.