ARKATANA

Çakordimi qeveritar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zyrtarët qeveritarë të Kosovës po paraqiten krejtësisht të çakorduar për çështje të rëndësishme për vendin, duke krijuar kështu huti te qytetarët. Derisa kryeministri Ramush Haradinaj deklaron se këtë vit hiqen vizat me BE-në, të kundërtën e thotë zëvendësministri i Integrimeve Lirak Çelaj. Edhe vendimin e Ministrisë së Jashtme për moslejimin e hyrjes në vend të zyrtarëve serbë e ka demantuar shefi i ekzekutivit në Prishtinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, zyrtarët e saj nuk po arrijnë të dakordohen për çështje të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Përkundrazi, ata po paraqiten krejtësisht të çakorduar në çështjet e tilla.

Derisa kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të zotohet se procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet brenda këtij viti, zyrtarë të Ministrisë së Integrimit po thonë se vizat mund të mos hiqen fare gjatë 2019-s, shkruan më tutje “Zëri”.

Mobi Casa

Por kjo nuk paraqet dallimin e vetëm mes zyrtarëve qeveritarë. Javën që shkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) pohuan se asnjë zyrtar serb nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë për shkak të propagandës dhe të përpjekjeve të tyre për të inskenuar krizë humanitare në veri.

Por menjëherë pas kësaj reagoi Kryeministria, e cila përmes një komunikate demantoi lajmin në fjalë duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë kurrfarë vendimi të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.