UBT

Cakaj: Shqipëria do ngrejë Task-Forcë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Shqipëria do të ngrejë një Task-Forcë diplomatike për njohjen nga sa më shumë vende të Pavarësisë së Kosovës. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Cakaj e konsideron të papranueshme fushatën që ka ndërmarrë Serbia që shtete të caktuara të tërheqin njohjet e Pavarësisë së Kosovës.

“Për ne është e papranueshme fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipëria do të ngrejë një Task-Forcë të veçantë për të adresuar këtë problem”, tha Cakaj.

FIDANISHTJA

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse në ambasadat shqiptare do të vendosen ambasadorë shqiptarë të Kosovës, ministri në detyrë nuk e mohoi një fakt të tillë. Ai sqaroi se do të ketë 4 pika si do të veprohet për të forcuar rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ministria e Jashtme do të ngrejë Task-Forcën për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me diplomatët më të kualifikuar nga Kosova dhe Shqipëria. Do të procedohet shumë shpejt me marrëveshje ndërministrore me 4 komponente.

“E para, ambasada për përdorim të përbashkët. Elementi i dytë do të jetë konsullor. Planifikojmë hapjen e menjëhershme të tre konsullatave të reja. Elementi i tretë do të jetë profesional që përfshinë mundësinë e këmbimit të stafit profesional. Dhe i katërti do të jetë elementi kulturor”, u shpreh ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. /tvklan.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.