FITORJA

Cakaj: Liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i stërvonuar nga BE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Shqipërisë, për Punë të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj, ka treguar se e ka shtjelluar si problem çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në debatin virtual të diskutimit me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor.

Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se liberalizimi për kosovarët është proces i stërvonuar dhe Bashkimi Evropian duhet ta mundësojë liberalizimin sa më shpejt.

Postimi i plotë:

FITORJA

Sot, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, z. Heiko Mass, mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare: “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Theksuam, mes tjerash, përkushtimin e fortë të Shqipërisë për të çuar përpara të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është çelësi për t’i siguruar një perspektivë më të ndritshme shoqërisë shqiptare e rinisë në veçanti: zhvillimi i një jete në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar.

Patjetër, patjetër: nënvizuam fort se liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i stërvonuar dhe Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.