Fundamenti

Çaji që lufton gripin dhe virozat! Një kombinimi perfekt i shijes, ja si ta përgatisni

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike.

Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.

Të gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rozmarina do t’ju ndihmojë me uljen e temperaturës, gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi.

Nenexhiku ju largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen ndërsa çaji i malit është një antioksidues natyral plot vlera.

Përveç këtyre vlerave, aroma që do të marrë shtëpia juaj është një proces qetësimi më vete.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij çaji.

Përbërësit

3 degë çaj mali

3-4 gjethe gjethe dafine

GRANDEMALL

2 degë rozmarine

3-4 fletë nenexhik ose mente

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e çajit keshillohet që të mbushni një ibrik të thellë me ujë të pijshëm.

Ndërkohë lani mirë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe bëni gati zjarrin.

Vendoseni ibrikun në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë.

Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.

Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë të kaftë të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota.

Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni.

Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh. /AgroWeb.org/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.