FIDANISHTJA

Çaji që duhet ta pijë secila grua, pasi ndikon në dobësim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë është dëshmuar se çaji pos se është i shijshëm, është edhe shërues. Këtë e dëshmojnë edhe shkrimet e lashta kineze, ku thuhet se më parë qëndrojnë tri ditë pa ushqim sesa një ditë pa çaj. Me vetitë shëruese theksohet çaji nga jasemini.

PËR KOLESTEROL DHE ZEMËR

Çaji nga jasemini ngrit nivelin e kolesterolit të “mirë” dhe e ul nivelin e kolesterolit të “keq”, që ndërlidhet me sëmundjet e zemrës dhe shtimin e rrezikut për sulm në zemër.

RREGULLON PESHËN

Kombinimi i çajit të gjelbër me çajin nga jasemini ndihmon në rregullimin e peshës dhe humbjen në peshë. Nxit shkrirjen e dhjamit dhe kontribuon humbjen në peshë.

KUNDËR BAKTEREVE

Çaji nga jasemini shkatërron bakteret e dëmshme dhe nxit rritjen e baktereve të mira që janë të nevojshme për sistemin tretës, por edhe për funksionimin në përgjithësi të organizmit.

KKVITI

NDIHMON TE FTOHJET DHE GRIPI

Jasemini ka efekt të fortë antibakterial dhe antivirusal dhe ndihmon në parandalimin e gripit dhe ftohjes. Pos kësaj, e përshpejton edhe shërimin pas sëmundjes dhe e forcon sistemin imun.

KUNDËR STRESIT

Çaji nga jasemini ndikon edhe në qetësimin e stresit dhe kundër anktheve. Vetë aroma e jaseminit ndikon në mënyrë qetësuese në sistemin nervor, përmirëson disponimin dhe ngadalëson të rrahurat e zemrës. Vetitë e çajit të jaseminit: Rregullon kolesterolin; Ruan zemrën; Zbut dhimbjet në lukth; Ndihmon te diarreja; Ul dhimbjet e diabetit; Zbut pagjumësinë; Rregullon peshën; Ul nivelin e stresit dhe anktheve; Përmirëson qarkullimin e gjakut; Parandalon ftohjen dhe gripin; Forcon sistemin imun.

PËRGATITJA E ÇAJIT:

Nëse keni blerë gjethet, një lugë e përzieni me 300 ml ujë të vluar. E lini për dhjetë minuta dhe procedoni. Çajin nuk duhet ta ëmbëltoni.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.