Çaji nga majdanozi për zbutjen e inflamacioneve

Majdanozi është një prej erëzave më të preferuara me të cilin mbushen gjellët tona. Ndoshta nuk e keni ditur se është e mirë edhe për humbjen në peshë, por edhe sanon proceset inflamatore në trup.
Shumë dieta preferojnë konsumimin e çajit nga majdanozi së paku me një shujtë në ditë. Me shujtat e ekuilibruara dhe ushtrimet, do të përshpejtoni shkrirjen e kilogramëve shtesë. Majdanozi është i pasur me vitamina A, C, kalium, kalcium dhe fosfor.
PËRBËRËSIT:
2 dcl ujë, ¼ e gotës gjethe të freskëta të majdanozit, Bimë stevia për ëmbëltim, Lëngun nga gjysmë limoni.
PËRGATITJA:
Me ujë të vluar përzieni gjethet e majdanozit. I lini të pushojnë për pesë minuta, pas kësaj periudhe kohore, shtoni bimën stevia për të ëmbëltuar, shtoni limonin dhe e pini çajin.
(Kosova Sot)