Eko Higjiena

Çaji nga hithrat, ilaç universal

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Çaji nga hithrat në mjekësinë kineze përdoret për zbutjen e dhimbjeve të ndryshme.

ZBUT SIMPTOMAT TE OSTEOARTRITI Disa studime kanë treguar se konsumimi i çajit nga hithrat mund të zbutë simptomat e osteoartritit. Po aq të efektshëm mund të jenë edhe kompresat nga hithrat.

PARANDALON MBAJTJEN E UJIT NË TRUP Hithrat kanë ndikim të butë diuretik dhe nxitin lirimin e ujit tepricë nga trupi. Konsumimi i përditshëm i çajit të hithrave ndikon edhe në ndalimin e grumbullimit të ujit në trup.

Uji Dea

PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT Disa studime kanë treguar se çaji nga hithrat ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ky çaj është cilë- suar sidomos i shëndetshëm te personat që kanë qarkullim të dobët të gjakut në këmbë dhe në duar.

(Kosova Sot)