GRANDEMALL

Çaji më i mirë kundër gripit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nxehtësia dhe xhenxhefili ju ngrohin menjëherë, xhenxhefili dhe limoni ju pastrojnë sinuset, ndërsa xhenxhefili dhe mjalti, largojnë dhimbjet nga fyti juaj.

Jeni ftohur? Keni dhembje fyti? Po përjetoni simptomat e gripit? Kemi zgjidhjen më të mirë për ju.
Pasi që stina e ftohjes dhe gripit po afron dhe të gjithë ne nganjëherë jemi me grip apo ftohemi, kemi menduar për një recetë që do tu ndihmonte të liroheni nga këto simptoma, kështu që sa herë të ndjeheni të sëmurë, ju e dini se si të shpëtoni nga kjo.

Nxehtësia dhe xhenxhefili ju ngrohin menjëherë, xhenxhefili dhe limoni ju pastrojnë sinuset, ndërsa xhenxhefili dhe mjalti, largojnë dhimbjet nga fyti juaj.

Për përgatitjen e çajit nga xhenxhefili, limoni dhe mjalti ju duhet të veproni si më poshtë:

Përbërësit:

Mobi Casa

Një copë e vogël rrënjë xhenxhefili të freskët (nuk ka nevojë për qërim), 1 lugë gjelle lëng limoni i freskët i sapo shtrydhur,
1 lugë gjelle mjaltë, ose më shumë për më shumë shije.

Përgatitja:

Vendoseni xhenxhefilin në një enë me ujë për vlim, vlojeni atë për 3 minuta. Në ndërkohë, vendosni lëngun e limonit dhe mjaltin në një filxhan të madh. Shtoni çajin e xhenxhefilit në filxhan pas vlimit. Përzieni që të shkrini mjaltin, shijojeni, dhe shtoni më shumë mjaltë nëse dëshironi më shumë shije.

Koha e përgatitjes: 10 minuta. Sasia: Për një person.

Kënaquni! Për një stinë pa ftohje dhe grip. /pergatit.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.