GRANDEMALL

“Çaji magjik” shëron Berishën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëndimi misterioz që nuk e la rehat sulmuesin e Brisbane Roar, Besart Berisha është evituar pas një ilaçi të arritur nga Ballkani, një gotë ‘çaj magjik’. Golashënuesi më i mirë i kampionatit australian të futbollit A-League pritet të luajë ndaj Sydneyt, respektivisht heroit të tij Alessandro del Piero, në Suncorp Stadium të premten mbrëma.

Përfaqësuesi shqiptar mungoi në tri ndeshjet e fundit dhe Brisbane pësoi tri humbje rresht. Mjekët ende nuk e dinë saktë se për çka bëhet fjalë, duke konsideruar se ky ishte një infeksion në bark. Prishtinasi është i bindur se sekret i shërimit të tij është shpikja barishtore nga Evropa Lindore, e cila është arsyeja e rikthimit të tij në formë.

FIDANISHTJA

“Ai thotë se ka marrë një lloj çaji, të cilin ia kanë rekomanduar dhe mendon se ndoshta çaji e bëri të veten. Është një çaj magjik, që me gjasë vjen diku nga Ballkani”, ka thënë trajneri Rado Vidosic. “Lëndimi është ende misterioz, por falë Zotit misteri është prapa nesh. Nëse kemi nevojë që ai të luajë 90 minuta, ai do të luajë 90 minuta”, vazhdoi trajneri i Roar.

Kapiteni Matt Smith e di se pjesëmarrja e Berishës në fushë i ndryshon gjërat e Brisbanes. “Jemi të nderuar që do ta kemi sërish në ekip. Ai përfundimisht do t’i ndezë motorët. Besarti është një lloj lojtari i cili mund ta vendosë lojën i vetëm”, deklaroi Smith.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.