GRANDEMALL

Çaji i xhenxhefilit i mrekullueshëm për organizimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekspertët thonë se rrepat në dimër dhe xhenxhefili në verë e mbajnë mjekun larg.Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit.

Vlerat e tij shkojnë përtej një stine të vetme.Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet, shpjegojnë ekspertët.

Ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Këto vlera nuk janë legjenda urbane dhe tashmë janë të miratuara shkencërisht.

Një studim i publikuar në Qendrën e Bioteknologjisë i jep fund spekulimeve. Ky hulumtim shpjegon përfitimet e xhenxhefilit për problemet e sistemit tretës, për problemet e stomakut gjatë udhëtimit dhe jo vetëm kaq.

Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë.

Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të qelizave të dëmshme që kërcënojnë organizmin.

Vlerat anti-tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara. Ato theksohen shumë edhe në një studim të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese.E njëjta substancë e bën xhenxhefilin pikant dhe lufton problemet serioze të sistemit tretës dhe zorrëve.

GRANDEMALL

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artritit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozëve të stinës.

Çaji i Xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina apo deti.

Gjithashtu përmirëson performancën e stomakut në tretje.

Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes, duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit duhen të zieni në 250 mililitra ujë, 2 cm xhenxhefil të prerë në feta ose i grirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.