United Hospital

Çaji i Rusit dhe rakia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur ishte Jugosllavia –N’ kamë u çuen shqiptaria, Anë e mbanë nëpër shtëpia, Hyni çaji edhe rakia !…

Komunistët, do faqezi –
Zunë me shkije dosllaki !
Zunë po i merrnin nëpër shtëpi –
Bashkë me ta pinin raki !…

Zunë me shkije çonin jerdam –
Për raki blinin takam !
S’ kishin bukë me hëngër fëmija ,
Por aty vlonte rakia !

Kështu bënin ca komunistë –
Sollën n’ shpi zakon të pistë !
Zunë me shkije kumbari ,
Pobratima e dostllaki !…

Kriste n’ derë kuma Jovan –
Hajde brate , dobar dan !
Hajde vëlla , brenda me hi –
Ta pimë bashkë na ‘i gotë raki !

Gratë – kumbarën unët s’ e lenin ,
Ia shtronin sofrën bukë të ngrënin :
“Ha , n’ kofsh turk , aga Jovan ,
Me u çue unët ti, hiq nuk banë “!

“N’ kofsha turk , kumja Kumri –
N’ shpi të juve , unët nuk rri !
Si n’ shpi teme ha e pi ,
Si n’ shpi teme pi raki “!…

FIDANISHTJA

Këqyr çka banë shkijet e Serbisë –
Me shqiptarë i hynë tregtisë !
Sillnin çajin prej Indisë –
Dhe ua shisnin për “Çaj t’ Rusisë!”

N’ t’ gjitha fshatrat e malësisë –
Shitej “çaji i Rusisë “?!
Për me ditë se na mori pusi –
Të gjithë pinin veç “çaj Rusi!”
Shpi për shpi e odë me odë –
“Çaji i Rusit” hyni n’ modë !
Bënin gara në çdo anë –
Kush po e pi çajin ma t’ ranë ?!

Bënin gara nëpër terr –
Kush po e pi çajin pa sheqer ?!
Bënin garë burrat karshi –
Kush po e pi çajin ma t’ zi ?!

Bënin gara me zullum –
Kush po pi çaja ma shumë ?!
I lanë kafe , lanë llokum –
Der’ n’ sabah rrinin pa gjumë !

Kështu shumë burra t’ shqiptarisë ,
Helm të zi i dhanë mushkërisë –
Soll me i hy n’ hatër Serbisë ,
Soll me i hy n’ hatër Rusisë !…

Shumë do burra nga këto male –
Përfundonin nëpër spitale !
Shumë shtëpive iu pat hy fika –
Taraçive iu binte pika !…

Gjilan, më 19.05.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.