RCCOLA

Çaji i kamomilit, zgjidhja ideale kundër diabetit?

/ 1 minutë lexim

Çaji i kamomilit mund të parandalojë ose kontrollojë diabetin. Kjo pije bimore ndihmon për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak nëpërmjet efekteve të saj në tretjen e karbohidrateve, thotë profesori i asociuar Richard Blackburn, drejtues i Grupit Kërkimor të Materialeve të Qëndrueshme në Universitetin Leeds, në Angli.

Prof. Blackburn, në bashkëpunim edhe me disa shkencëtarë të tjerë, ka zbuluar se të njëjtët përbërës që i japin kësaj bime ngjyrën e verdhë ndihmojnë gjithashtu në tretjen dhe absorbimin e karbohidrateve. Ai mendon se këta përbërës mund të ekstraktohen dhe përdoren për qëllime mjekësore.

“Konsumimi i çajit jeshil mund të jetë i dobishëm në mbajtjen nën kontroll dhe parandalimin e diabetit”, shton ai.

Eco Higjiena

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga diabeti, ku rreth 90% e tyre vuajnë nga diabeti i tipit 2.

(Kosova Sot)