Çaji i hithrës, një ilaç natyral kundër artritit

Hithra është një prej bimëve me efekte të shumëfishta shëruese. Por, në mesin e shumë të mirave shëndetësore, hithra është efektive edhe në luftimin e artrit (reumatizmit).
Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra dhe se dobitë shëndetësore të përdorimit të hithit janë të menjëhershme.
Përgatitja e çajit të hithrës
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar.
Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.
Përdorimi për së jashtmi
Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa të dallohet një si pullë gjaku.
Hithra ka edhe efekte tjera shëndetësore.
Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë.
Më gjerësisht për efektet e hithrës gjeni këtu. /Mjeku.Net/