Çaji i hithit shëron sinusitin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Studimet kanë treguar se shumë njerëz që kanë vështirësi të ndryshme, për të cilat nuk shkojnë te mjeku, në fakt, mund të vuajnë nga sinusiti.

Mbyllja e hundës, dhembjet në pjesën e ballit, apo fytyrës, sekrecioni i mukusit, përqendrimi i keq, rritja e temperaturës, lodhja, kollitja dhe dhembja e kokës, të gjitha këto mund të jenë simptoma të sinusitit.

UBT

Te rastet më të rënda, mund të paraqitet edhe dhembja në vesh, qafë, dhembja e dhëmbit, humbja e shqisës së të nuhaturit dhe lotimi i syve. Sinusiti zakonisht shërohet me antibiotikë, por mjaft ndihmon edhe marrja e vitaminave A, C dhe E, zinkut dhe selenit, çaji i hithit, si dhe supa e pulës, e cila e largon problemin e mbylljes së hundës.

(Kosova Sot)