GRANDEMALL

Çaji i gjelbër mbron nga kanceri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Femrat më të moshuara që pinë rregullisht çaj të gjelbër kanë rrezik më të vogël nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë, stomakut dhe fytit, për dallim nga femrat që nuk pinë çaj.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 69.000 kineze, shëndetin e të cilave shkencëtarët e kanë përcjellë në periudhën prej 10 vitesh. Ato që kanë pirë çaj të gjelbër 3 herë në javë kanë pasur për 14 për qind rrezik më të vogël për të pasur kancer të sistemit tretës, veçanërisht kancer të zorrës së trashë, stomakut ose vezoreve.

Në hulumtim më shumë se 19.000 femra kanë pirë çaj të gjelbër të paktën 3 herë në javë. Femrat të cilat kanë pirë çdo ditë çaj kanë pasur 27 për qind rrezik më të vogël për të krijuar cilindo lloj të kancerit të sistemit tretës, ndërsa 29 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë.

GRANDEMALL

Asnjë femër nuk ka konsumuar duhan apo alkool çdo ditë, ndërsa shkencëtarët kanë mbledhur të dhënat për shprehitë e tyre ushqyese, shprehitë e ushtrimeve, peshën trupore dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, çaji i gjelbër ka luajtur rol të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut nga shfaqja e kancerit.

Nëse planifikoni konsumimin e përditshëm të çajit të gjelbër, këshillohuni me mjekun tuaj. Çaji i gjelbër përmban kafeinë, e cila mund t’i dëmtojë disa persona. Po ashtu përmban vitaminën K, e cila reagon me ilaçet për parandalimin e mpiksjeve të gjakut. Pasi që një numër i madh i njerëzve konsumon ilaçe të ndryshme, është e nevojshme të kërkohet ndihma e ekspertëve para adoptimit të shprehive të reja.

Shkencëtarët theksojnë që këto rezultate janë preliminare dhe që është e nevojshme të kryhet vlerësimi i ekspertëve të jashtëm për të qenë të sigurt në saktësinë e rezultateve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.