UBT

Çaji i gjelbër i bën çudira organizmit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në çajin e gjelbër gjenden më tepër se 300 përbërës nga të cilët disa kanë cilësi shumë shëruese

Konsumimi i këtij çaji rekomandohet për preventivë të shumë sëmundjeve, transmeton Telegrafi.

Dimri është koha ideale të filloni “terapinë” me çajin e gjelbër dhe të këndellni organizmin në tërësi. Në vend të kafes së mëngjesit, zgjohuni me një filxhan çaj të gjelbër.

Përparësitë e çajit të gjelbër:

Kjo pije përmban substanca të çmuara, siç janë polifenoli, katehina, kuercetina, kafeina, teofilina, teobromina, vitaminat C, E, B dhe K, mineralet dhe oligoelemente, zink, kalium, magnez, të cilat kanë veti diuretike.

Është antioksidant i fuqishëm, sepse parandalon aktivitetin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje, kardiovaskulare dhe të tjera. Përveç kësaj, pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin, lehtëson dhimbjet, ngadalëson procesin e plakjes dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.

Është efektiv edhe kundër inflamacioneve, rregullon punën e gjëndrës tiroide, vepron kundër depresionit, largon dhimbjet reumatike, mbron nga kariesi, rigjeneron mëlçinë.

Hulumtimet kanë treguar që kafeina e çajit stimulon koren e trurit të madh, për shkak të së cilës njeriu i lidh më shpejt mendimet. Me këtë rritet aftësia e kujtesës, përmirësohet koncentrimi, motivimi dhe durimi e qëndrueshmëria, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme.

ARKATANA

Disa përbërës të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Çaji i gjelbër parandalon zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Katehinet, të cilat janë të pranishme në këtë pije, parandalojnë veprimin e enzimës së urokinazës, përgjegjëse për ndërrimin e qelizave të shëndetshme me ato kanceroze. Kur urokinaza bllokohet, qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteinave.

Shkencëtaret japonezë kanë zbuluar që çaji i gjelbër është efektiv në parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të gjirit, parandalon shfaqjen e kancerit të stomakut, mëlçisë dhe prostatës dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të njerëzve të sëmurë nga sëmundjet malinje.

Hulumtuesit në Japoni kanë identifikuar përbërësin e çajit të gjelbër i cili bllokon receptorin kyç të qelizave të përfshira në zhvillimin e reagimeve alergjike.

Të gjitha cilësitë shëruese të cilat i ka do t’i merrni nga ky çaj vetëm nëse e përgatitni në mënyrën e duhur.

Nuk rekomandohet të përgatitet me ujin i cili është vluar, por me ujin i cili është nxehur në 60-70 gradë Celsius, pra pak para vlimit.

Dobinë më të madhe nga çaji i gjelbër do ta keni nëse e pini të sapopërgatitur, i cili ka qëndruar midis tre dhe pesë minutash.

Për ta liruar katehinën, përbërës aktiv i çajit, përzieni mirë para se ta pini. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.