RCCOLA

Çajet më të mira për sëmundje të caktuara

/ 2 minuta lexim

Sa herë që kemi dhimbje, vrapojmë pas çajit, shtrihemi. Çaji është si ilaç universal për shumë probleme, por ekziston dallimi midis llojeve të çajit dhe nuk është gjithçka njëjtë se çfarë lloji të çajit pini për probleme të caktuara.

ÇAJI NGA HITHRAT

Për t’i zbutur simptomat e alergjive, si hundët e bllokuara dhe të sinuseve, teshtitjeve dhe të kruarave të syve, pini çaj nga hithrat. Studimet kanë treguar se hithrat në mënyrë efikase kanë zbutur simptomat e alergjive sezonale.

ÇAJ NGA LIVANDA

Është vërtetuar se livanda posedon përbërës prej sedativi dhe shumë studime kanë treguar se përmirëson disponimin dhe qetëson. Një studim ka treguar se si shkencëtarët efektin e livandës e kanë krahasuar më efikase se ilaçet, e pjesëmarrësit e kanë vërtetuar pasi kanë konsumuar nga dy gota çaj të livandës në ditë.

ÇAJI NGA TRUMZA

RCCOLA

Nëse vuani nga kolla ose luftoni me viruset, atëherë gjithsesi duhet të pini çajin nga trumza. Kjo bimë posedon efekte kundër viruseve dhe është një nga ilaçet më të mira kundër kollës. Qeveria gjermane trumzën e ka miratuar si preparat mjekësor në shërimin e viruseve dhe kollës.

ÇAJI NGA “TRËNDAFILI I VJESHTËS”

Çaji nga bima e njohur si trëndafili i vjeshtës (lat. Chrysanthemum), është shumë efikase, kur në pyetje janë migrena dhe dhimbjet e kokës. Kur ta pini këtë çaj, me siguri se nuk do të ndieni zgjidhje momentale, por nëse e pini në bazë ditore, për një muaj do ta vëreni se si sulmet e migrenës janë pakësuar.

ÇAJI NGA RRËNJA E XHENXHEFILIT

Nëse keni dhimbje në muskuj dhe nyja, do të ishte e mençur që të pini çaj nga xhenxhefili. Xhenxhefili është bimë shumë e shëndetshme, ndërsa që përmban substancën xhinxherol, që është vërtetuar se zbut dhimbjet në muskuj.

(Kosova Sot)