Fundamenti

Çaj të ngrohtë kundër dhimbjeve të fytit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Konsumimi i sasive sa më të mëdha të çajit të ngrohtë është këshilla e parë që çdokush ua jep në rast të ftohjeve ose problemeve me fytin.

Kjo mund të mos jetë ndonjë risi, por sigurisht ja vlen ta dini se pse këshillohet të pini çaj të nxehtë kur keni dhimbje apo gërvishtje në fyt.

Çaji në të vërtetë këshillohet për faktin se ndihmon të parandaloni tharjen e fytit si dhe ul pezmatimin. Nxehtësia po ashtu ndihmon uljen e dhimbjes dhe lehtësimin e përpirjes.

Gjatë dhimbjes së fytit Mjeku.Net ju këshillon të pini madje deri në tetë gota çaj të nxehtë çdo ditë për sa kohë keni simptoma. Nga të gjitha çajet, më i preferuari në rastet e problemeve me fytin është çaji nga sherbela, të cilit preferohet t’i hidhni nga një gotë mjaltë.

GRANDEMALL

Po ashtu preferohet edhe çaji i mëllagës së bardhë, i cili ndihmon edhe në qetësimin e ngacmimit të fytit dhe qetësimin e kollës, që shpesh shoqëron këtë gjendje. Por mëllaga duhet të përdoret më me kujdes, për shkak se ato mund të kenë efekt qetësuese edhe në telat e zërit.

Çaji nga menta, kamomili, bliri, boronica dhe shumë të tjera janë gjithashtu të shëndetshme dhe mund lirisht t’i përdorni.

Në barnatore mund të gjeni edhe kombinime të ndryshme çajesh të cilat ju ndihmojnë në lehtësimin e problemeve të fytit. /Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.