Cacttus Education, partner zyrtar për Parkun Teknologjik të Kamenicës

Kamenicë – Jam i lumtur të ndaj një ndër lajmet më të mira me ju, kemi nënshkruar marrëveshjen me Cacttus Education për projektin “Parku Teknologjik” ka shkruar Kadri Rahimaj.
Së bashku me znj.Vildane Kelmendi e cila është drejtoreshë ekzekutive në ketë institucion, jemi zotuar se nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të ofrohet ekspertiza shumëvjeçare e Cacttus Education në ofrimin e trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe komunikimit.
Cacttus Education përgjatë menaxhimit të Parkut Teknologjik, është zotuar gjithashtu edhe për ofrimin e bursave për edukim të vazhdueshëm për përfituesit e përzgjedhur.
Një premtim tjetër i cili po merr formë, sepse të rinjtë kamenicas meritojnë kushtet dhe mundësitë më të mira të aftësimit profesional./rajonipress/