KKVITI

Bytyqi: Jam kosovar, por nuk e lë Austrinë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sinan Bytyqi ka hedhur poshtë mundësinë për ta veshur fanellën e Kosovës, duke thënë se do të luajë me Austrinë.

Talenti kosovar, Sinan Bytyqi, është duke shkëlqyer me Austrinë U19 në Kampionatin Evropian U19.

Ai realizoi gol në fitoren 3:0 që austriakët e rinj e shënuan në takimin kundër Hungarisë U19, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Uji Dea

Duke qenë me prejardhje nga Kosova, Bytyqi është bërë protagonist në mediat austriake.

Gjithsesi, në një prononcim për Die Presse, Sinani ka hedhur poshtë mundësinë që të luajë me Kosovën.

“Gjaku im është kosovar, por unë e kam shqiponjën në gjoks”, u shpreh Bytyqi, duke menduar për shqiponjën tradicionale të austriakëve.