Mobi Casa

Bytyqi beson në kualifikim: Kemi një plan për t’i marrë tri pikët në Izrael

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi, shpreson në suksesin e skuadrës në ndeshjet kualifikuese për të zënë një vend në ‘Euro 2024’.

Gjatë ditës së hënë, Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali duke i nisur kështu përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të marsit, ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Futbollisti i Olympiacosit është zotuar se me dhënien e maksimumit, Kosova mund ta arrijë kualifikimin historik në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

“Fillimisht jam i lumtur që sërish jemi bashkë në kombëtare. Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin”.

Uji Dea

“Ndeshja me Izraelin do të jetë shumë e vështirë, por edhe ne i kemi lojtarët e mirë dhe e kemi një plan që të shkojmë atje për t’i marrë tri pikë”.

“Jam në formë të mirë e po ashtu edhe lojtarët e tjerë që janë këtu janë në formë të mirë dhe po kalojnë mirë në klubet e veta. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Pres përkrahjen nga tifozët tanë ‘Dardanët’, pasi ata na shtyjnë të japim maksimumin tonë për t’i marrë pikët maksimale”, është shprehur Bytyqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.