ARKATANA

Byrnes: S’kemi pasë ndonjë provë që tregonte se Thaçi, Krasniqi, Buja, Xhaviti e të tjerë dhanë urdhra për rrëmbimin e ndonjë civili

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasë prova që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka dhënë urdhra apo ka udhëzuar që të rrëmbehet ndonjë civil, qoftë gazetar serb apo aktivist të LDK-së.

Këtë deklaratë, Byrnes e bëri gjatë përgjigjeve në kundër pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

“Më lejoni që të jem tejet i saktë dhe i qartë: Ne as edhe njëherë nuk kemi pasë ndonjë provë që të tregonte se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së – Thaçi, Krasniqi, Ramë Buja, Xhaviti e të tjerë – kurrë nuk kemi pasë prova që ata të kishin dhënë urdhër apo të udhëzonin që të merreshin peng, të rrëmbeheshin gazetarëet serbë apo aktivistët e LDK-së. Kurrë s’kemi pasë prova të tilla..”.

Pyetja e Emmerson: Apo për ndonjë civil?

ARKATANA

Përgjigjja e Byrnes: Po!

“Ne menduam që këto veprime, pra prezumimi ishte ky që këto veprime ndërmerreshin ose në formë të pavarur, komandantët vendas të UÇK-së ose eprorë të tyre, p.sh komandanti i brigadës ose i zonës”, tha ish-diplomati amerikan.

Ndërkaq, Emmerson tha: “Fiks, ajo që dua të them është që nuk ishte domosdoshmërisht në nivel të komandantëve të zonës sepse kishte edhe elementë të pabindur më poshtë se komandanti i zonës. Apo jo?”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.