Uji Dea

Bypass i KFOR-it shqetëson banorët e Karaqevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani dhe Fadil Kastrati përfaqësues të Karaqevës shprehen të brengosur me një hartë të KFOR-it e cila po qarkullon ditëve të fundit. Lenjani tha për rajonipress se sipas kësaj harte e cila jep detaje edhe rreth një Bypass, Kosovës i rrezikohen rreth 20 mijë hektar tokë. Nëse e shfrytëzon NATO për nevojat e veta është krejt normale dhe e pranueshme për ne, por kurrsesi nuk lejojmë që kjo pjesë të shfrytëzohet nga Serbia shprehet Lenjani.

Një hartë e KFOR-it e cila u ka ra në dorë edhe banorëve të Karaqevës ka ngritur shqetësime e dilema tek banorët e kësaj pjese kufitare raporton rajonipress.

Selver Lenjani dhe Fadil Kastrati që janë përfaqësues të dy Karaqevave thonë për rajonipress se kjo hartë vërtet po ngritë shumë dilema dhe paqartësi tek banorët.

Uji Dea

Selver Lenjani tha për rajonipress se sipas hartës së KFOR-it e cila ka paraqitur edhe një Baypass, Kosovës i rrezikohen rreth 20 mijë hektar tokë. “Ky Bypass e përfshinë vendin e quajtur “Ugari” e deri tek “Varret e Spahoviqe”. Nëse shihet ana gjeografike Kosovës i rrëmbehen 20 mijë hektar tokë. Nëse do ta shfrytëzonte NATO këtë pjesë për nevojat e saja ose për nevojat e policisë kufitare do të ishte krejt në rregull, por ne nuk lejojmë që ai territor të shfrytëzohet për nevojat e Serbisë” tha Lenjani.

Edhe Fadil Kastrati profesor nga Karaqeva thotë se KFOR-i duhet të sqarohet dhe të japi detaje rreth kësaj harte. “Ne do të kërkojmë një takim urgjent edhe me KFOR-in edhe me policinë dhe besoj edhe me Begzad Sinanin sepse harta ngjallë dilema të shumta” tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.