Buzuku vazhdon me GIF Sundsvall

Mesfushori kosovar me pasaportë suedeze, Granit Buzuku ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij, GIF Sundsvall. Kontrata e vjetër e Buzukut skadonte në fund të vitit, ndërsa mesfushori ka vazhduar edhe për tri vjet me skuadrën suedeze.
Lojtari i ka munguar skuadrës që një kohë të gjatë për arsye të lëndimit, mirëpo është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës. “Kemi qenë në bisedime me skuadrën pothuajse që një vit për vazhdimin e kontratës, ndërsa erdhi lëndimi im. Ndihem mirë që drejtuesit kanë besuar në aftësitë e mia dhe më ofruan kontratë të re”, deklaroi Buzuku për mediat suedeze.(tribuna)