HW

Buzhala: Nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Berat Buzhala – Për burgjet në Drenicë, për bunarët në Drenicë ku janë persekutuar të burgosur – përpara se të flasin prokurorët e EULEX’it – kanë folur si më poshtë: Glauk Konjufca, në fillimin e legjislaturës aktuale; Florim Krasniqi, në një debat në Klan Kosova dhe Dardan Molliqaj në një debat në Rubikon, KTV.

Janë pjesëtarët e Vetëvendosjes që publikisht i kanë turrur hetuesit ndërkombëtarë që të hulumtojnë krimet e kryera nga UÇK në rajonin e Drenicës. A do të janë Konjufca, Krasniqi dhe Molliqaj dëshmitarë ne rastin kundër Lushtakut, Selimit e te tjerëve?

Ndalimi në polici për 24 orë i Sami Lushtakut dhe siç po shihet një fat i tillë së shpejti do ta pres edhe Sylejman Selimin, jo që është i motivuar politikisht, por është i motivuar edhe partiakisht prej anës se EULEX’it.

Nuk do ta kisha marrë mundin ta shkruaja asnjë rresht në FB sikur Samiu, Syla, e të tjerët, do të ndaleshin nëpër burgje dhe stacione policore për, ta zëmë, ndonjë aferë biznesore. Mirëpo të arrestohesh për “krime lufte” 15 vjet pas luftës, dhe hiç më pak se Shefi i Shtabit te Përgjithshëm dhe Komandanti i Zonës së Drenicës, kjo është me ia fut gishtin në sy një populli të tërë, një lufte të tërë, e sidomos Partisë Demokratike të Kosovës, e me konkretisht Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi.

HW

Sot është goditur pjesa më emblematike e luftës çlirimtare, Samiu e Sulltani, edhe atë për akuza absolutisht qesharake – të paktën sipas informatave të deritashme.

Kryeministri Hashim Thaçi nëse e toleron një nëpërkëmbje të tillë, atëherë me keqardhje duhet ta konstatoj se karrierës se tij politike po i vije fundi, siç po i vije fundi edhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Më duhet ta pranoj publikisht se lufta e fundit çlirimtare kohë pas kohe ishte përbaltur prej individëve të papërgjegjshëm që në mënyrë të papërgjegjshme i kanë keqpërdorur uniformat, emrat ose mbiemrat. Mirëpo cila luftë në botë – qofte ajo edhe më e shenjta – nuk i ka pjesët e saj të errëta? A duhet që për episode të tilla të arrestohet një shtab i tërë?

Kryeministri Hashim Thaçi e ka mundësinë e tij të fundit që duke e mbrojtur Sylën e Samiun ta mbroje luftën e fundit… Arrestimi i tyre është sulm direkt ndaj tij dhe ndaj krejt çka ai përfaqëson…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.