Eko Higjiena

Buzhala godet Vetëvendosjen dhe LDK- në

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i PDK’së, Berat Buzhala dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri sërish janë përplasur ne Kuvend, gjatë interpelancës ndaj Enver Hoxhajt.

“U përmend këtu politika e jashtme konsensuale konkretisht u përmend nga deputeti Sabri Hamiti, i cili kërkoi që të kemi një politikë të jashtme konsensuale edhe unë mendoj që kjo do të ishte mirë por unë e kam një pyetje. Pyetja ime është edhe për Zotin Hamiti edhe për gjithë të tjerët: a është e vërtetë që kryetari i Komisionit për politikë të jashtme zoti Albin Kurti, nuk ka vizë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a është e vërtetë që ky Komision përveç vizitës në Shqipëri nuk ka realizuar asnjë vizitë tjetër dikund tjetër nëpër botë… A është e vërtetë që nuk keni zhvillu vizita tjetër kund përveç Shqipërisë e në Shqipëri te Zoti Berisha pothuajse të gjithë banorët e Republikës së Kosovës kanë shku.

Pra ku është integriteti i Komisionit për politikë të jashtme. Pyetja tjetër, Liderët e opozitës nuk e kanë të ndaluar me ligj me vizitu shtetet e tjera. Aq sa di unë Lideri i Opozitës Isa Mustafa tash së fundi e ka realizuar një vizitë në Britani të madhe ku u taku me një zyrtarë jo nivel i lartë dhe kjo është në mbarëmendjen time vizita e vetme e cila është realizu jashtë shtetit edhe atje e dha premtimin i cili ma vonë u mohua për pjesëmarrjen në dialog.

Ndërsa lideri tjetër i Opozitës Shoku Albin Kurti ka realizuar një vizitë tjetër në Gjermani me zotin Lamzder, pra ky ka qenë niveli i takimeve prej liderëve të opozitës çfarë politke konsensuale mund të zhvillohet këtu kur liderët e opozitës kanë probleme katër vitet e fundit me njeriun kryesor të SHBA’ve në vendin tonë Christopher Dell të cilin e kanë akuzuar dhe implikuar në lloj lloj aferash. Kush është partneri jonë, a është Venezuela a është Irani a është Korea e Veriut, pra zoti Enver Hoxhaj do ta bënte gabimin më të madh nëse do të provonte që me persona që sigurisht ja kanë uruar Chavezit zgjedhjet e fundit të provonte të bënte një politikë të jashtme”, ka thënë Buzhala.

Uji Dea

Ndërsa, Ismet Beqiri deklaratat e Buzhalës i ka cilësuar si gënjeshtra.

“Unë po filloj me këtë të fundit se ky don me u bo interesant. Mos të bohet avokat i zotit Dell se kush se ka akuzu për biznes, për këtu po, jo akuzues po tregues se ky merret me biznese dhe me punë që nuk i takojnë një njeriu deputet dhe përfaqësues se dikush ka mu marrë edhe me të. Unë ju kisha lut Zoti kryesues e di që ky është parlament dhe nuk është hera e parë, mos lejoni këtë provokatorë të bëjë spektakle të tilla në seancë sepse s’është e vërtetë Lideri i Opozitës ky po ja numërojka….se di a është edhe ky SHIK… po ja numërojka vizitat zotit Mutafa. Liderin e opozitës s’kam nevojë me e mbrojt se e mbron puna e vet. Por, ky po fol të pavërteta po fol rrena, gënjeshtra…”, tha Beqiri.

Buzhala iu është kundërpërgjigjur Beqirit.

“Isa (Mustafa) o ka i shtron ma të mira rrasat se ti në Sheshin Nëna Terezë”, tha Buzhala.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.