Eko Higjiena

Buzhala: Do ta votoja Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala ka thënë se në balotazh do ta votonte Isa Mustafën në Prishtinë, sikur të kishte të drejtë vote në kryeqytet.

Ai ka vlerësuar se Mustafa ka bërë gabim që ka pranuar të hyjë sot në debat televiziv me kandidatin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

“Personalisht po mendoj se debati i sotshëm në mes të Ises dhe Shpendit është i mirëseardhur, edhe për mu edhe për publikun. Mirëpo gjithashtu mendoj se ekipi i Ises ka gabuar rëndë strategjikisht kur ka pranuar me u fut në debat televiziv me një ‘underdog’ duke e ditë se tash simpatia e njerzëve të pavendosur ka me u derdh drejt kandidatit më të ri, e pse jo edhe më simpatik se sa kandidati senior i kësaj gare”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Fidanishtja

Sipas tij, Isa Mustafa me pjesëmarrje në debat qëllimshëm ka me e nda publikun në dy pjesë, gjë për të cilën aspak nuk ka pas nevojë.

“Ditëve në vijim do të tregoj pse nëse do të kisha të drejt vote do ta votoja Isen, mirëpo kjo nuk me privon prej lirisë me tregu se me këtë hap Isa ia ka bë një favor Shpendit”, ka shkruar Buzhala.