Fundamenti

Buxhovi: S’mund të flitet më për bashkim kombëtar, Shqipëria e Kosova duhet ta mendojnë integrimin në BE

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Instituti Nacional Demokratik Shqiptar (INDSH) ka organizuar të premten tryezën me temën “Shqiptarët në zhvillimet e reja Rajonale dhe Globale”. Në këtë tryezë diskutimi u tha se lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në lindjen e mesme kanë dërguar shtetet në tërë botën drejt organizmit të politikave të reja globale, raporton Ekonomia Online.

Aty po ashtu u tha se këto ngjarje në botë kanë ndikuar në arkitekturën e sigurisë së Evropës e sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimore.

Dashamir Shehi, Kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, tha se shqiptarët në Ballkan, janë në tri shtete të ndryshme por që kanë një rrugë të përbashkët, e që është integrimi në Bashkimin Evropian.

Ai tha se në situatat e fundit në botë, shqiptarët duhet të përcaktohen vetëm në rrugën drejtë NATO-së dhe BE-së, pasi sipas tij “çdo qasje tjetër është e gabueshme”.

“Do ta ndaj në dy pjesë këtë diskutim, ku jemi ne shqiptarë vete me situatën e re dhe ku jemi me njeri tjetrin. Shqiptarë që janë në Shqipëri, shqiptarët që janë në Kosovë, shqiptarët që janë në Maqedoninë e veriut, këto janë tre komponentë. Problematikat e Shqipërisë janë të tjera. Ne duam që të integrohemi në komunitetin evropian. Jemi në NATO ne KiE jemi, për Kosovën ka një peshë të madhe anëtarësimi në KiE. Shqipëria i ka tejkaluar këto tani ka përballë integrimin. Ka 20 vite që vjen vërdallë Evropës nuk e di edhe sa vite të tjera do të vazhdojë. Tashi po marrim Kosovën, Kosova ka një problematik tjetër, duhet që të njihet nga gjitha vendet, duhet të bëjë marrëveshje me Serbinë që është çelësi i shumë problemeve te tjera, dhe pastaj do të vazhdoj pjesa e integrimit. Problemi i shqiptarëve ne Maqedoni është tjetër”.

Uji Dea

“Jemi tre pjesë të një kombi të cilët jemi me shpejtësi dhe distanca të ndryshëm që ai që është qëllimi final që shqiptarët të jenë pjesë integrale në Bruksel. Qëllimi final është që të tre komuniste shqiptarë t’i afrohemi Brukseli dhe Evropës. Ne t’i kujtojmë Evropës që nuk kemi ndërmend të bëjmë Shqipërinë e Madhe por të zgjedhim hallin e madh të shqiptarëve në Ballkan. Të cilët e kanë të detyrueshëm që të bashkëpunojnë”, u shpreh ai.

Jusuf Buxhovi historian, shkrimtar e aktivist politik, tha se për herë të parë në histori, shqiptarët ndodhen në anën e drejtë të historisë.

Ai tha se dy shtet shqiptare duhet të mendojnë për integrimin në përputhje me qëndrimin e perëndimit.“Shqiptarët për herë të parë ndodhen në anën e drejt të historisë. Nga kriza lindore e tutje po. Problemet tona kryesore kanë qenë që kemi qenë në shpërputhje me historinë, shpërputhje me proceset politike dhe kemi qenë në shpërputhje edhe me ato kulturore dhe ndarje të qytetërimeve. Perëndimi i ka dhënë çështjes shqiptare dy përgjigje fondamentale për të ardhur këtu ku jemi sot. E para e ka garantuar shtetin shqiptarë. E dyta ishte ndërhyrja prej e 24 marsit 1989 deri me 10 qershor 1999, me ç’rast Kosova u çlirua nga pushtimi gati një shekullor serb. Mund të themi që perëndimi ka bërë ç’mos që shqiptarët të kthehen ne histori, në mënyrën më të mundshme dhe optimale me dy shtet dhe me një parakusht që edhe në Maqedoni, shqiptarët të jenë pjesë e shtetit të Maqedonisë. Problemi është se në Maqedoni, shqiptarët nuk kanë punuar dhe nuk janë sjellë në përputhje më atë që Maqedonia të jetë shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe maqedonasve”.“Është një referencë se si duhet të përcaktohet këto dy shtete, shqiptarët në Ballkan, unë mendoj se këtu ka nevojë që të shqyrtohet pozicioni i nacionalizmit shqiptar. Koncepti i bashkimit kombëtar duhet të shqyrtohet. Nuk mund të flitet me për një bashkim shqiptare në përputhje me formulën e vitit 1913. Në këtë koncept duhet ta kemi parasysh se shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e shqiptarizimit në këtë shekull. Ne duhet të rafinojmë qasjen politike. Duhet të mendojmë për integrimin e dy shteteve shqiptare në përputhje me qëndrimin e perëndimit, as një qëndrimin tjetër nuk bënë”, ka thënë ai.

Ndërsa studiuesi, Esat Myftari, tha se zyrtarët shtetëror duhet që të kenë kujdes në deklarata e tyre publike, pasi “Ne jemi një popull i vogël, një komb i vogël por aty ku ndodhemi kemi marr dimenzione të mëdha në kohë moderne”.