Mobi Casa

Buxhovi: Rugova foli më 1990 në Uashington kundër ndarjes së Kosovës, Thaçi po manipulon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka folur për planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Buxhovi, historian e shkrimtar, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nëse Thaçi e çon përpara planin e tij, Kosova do të ndahet.

Ai ka vlerësuar se plani i presidentit të vendit për kufijtë është antikushtetues.

Buxhovi ka thënë se nuk është e vërtetë që ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka pasur ide për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.

Uji Dea

Sipas tij, Thaçi po thirret në Rugovën, për t’i dhënë legjitimitet planit të tij.

Buxhovi i ka quajtur “manipulative” e “dashakeqëse” përpjekjet për t’ia atribuuar Rugovës idenë për shkëmbim territoresh.

Sipas Buxhovit, idetë për ndarjen e Kosovës kanë origjinë nga Serbia, dhe qarkullojnë që nga viti 1990. Ai ka kujtuar se janë “dy-tri iniciativa të asaj kohe”.

Bashkëthemeluesi i LDK’së ka thënë se Rugova është deklaruar shprehimisht se është kundër një ndarjeje të vendit në prillin e vitit 1990, në Uashington, në zyrën e senatorit Bob Dole. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.