Mobi Casa

Buxhovi: Nga 2006 LDK ishte e përçarë, ardhja e Abdixhikut është pozitive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

LDK-ja sot shënoi 33 vjetorin e themelimit të saj si partia e parë jokomuniste në Kosovë, në kohën e ish- Jugosllavisë.

Historiani Jusuf Buxhovi deklaroi se LDK ia vuri themelet shtetit të ardhshëm të Kosovës.

Ai u shpreh se në themelimin e saj, shtatë nga të parët ishin akademikë.

“Kjo ishte shumë me rëndësi si mesazh për qytetarët dhe faktoin ndërkombëtar në atë kohë”, tha Buxhovi, në intervistën e dhënë në magazinën informative “Lajmet e Fundit” në RTK.

Sipas tij, shteti paralel i krijuar dhe mbajtur nga LDK-ja në vitet e 90-ta, bartë të gjithë peshën e lëvizjës së asaj kohe.

“Unë kam qenë organizator, sepse është dashur dikush të mbledhë 11 nënëshkrime, që të paraqesë kërkesën për themelim të partisë politike, sipas ligjit jugosllav”, u shpreh Buxhovi. “Këtë e kam bërë unë”.

Sipas historianit të njohur, bërthama e parë e atyre që thelemuan LDK-në, kanë ardhur nga ish gazeta Rilindja si edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.

UBT

Ai tha se për dhjetë vjet të rezistencës paralele, Kosova shkëputi lidhjet me ish-Jugosllavinë dhe Serbinë.

Duke folur për kohën e tashme në të cilën vepron LDK-ja, Buxhovi tha se tash Kosova ende nuk e ka rrumbullakësimin e pavarësisë së vendit.

“LDK ëhstë parti më e hapur dhe ka rrjedhë demokratike krahasuar me partitë tjera të cilat janë gati despotike në zgjedhjen e strukturave”, tha ai.

Buxhovi e pranon se nga viti 2006, LDK-ja është përçarë dhe ka pasur probleme.

“Me ardhjen e Abdixhikut, ka një kapërcim të mirë”, tha ai, duke shtuar se deri në këtë kohë, personat që ishin në LDK ishin të akomoduar.

“Ardhja e Abdixhikut në krye të LDK-së është kthesë politike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.