Mobi Casa

Buxhovi: LDK të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga kurthet dhe pazaret

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi, me rastin e 29 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, ka thënë se shteti i Kosovës ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike, e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan.

Buxhovi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “tani se del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian”

Postimi i plotëi Buxhovit:

“29 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Uji Dea

LËVIZJA KOMBËTARE QË E BËRI SHTETIN E KOSOVËS

Themelimi i “Lidhjes Demokrtike të Kosovës”, më 23 dhjetor 1989 është një ngjarje ndër më të rëndësishme e fundshekullit të kaluar, që vuri në binarët e pakthyeshëm historik dy procese paralele: shkëputjen nga komunizmi dhe ideologjia e tij rrënuese si dhe shkëputjen nga pushtimi njëshekullor serb. Si e tillë “Lidhja Demokratike e Kosovës” ishte në frymën dhe në programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila kapërcimin nga pushtimi pesëshekullor osman e lidhte me kalimin te bota perëndimore si dhe qytetërimi i saj. Ndaj nuk ishe e rastësishme që në përputhje me këto qëllime LDK-ja gjeti përkreahjen gjithëpopullore dhe si e tillë u kthye në lëvizje kombëtare që mori përgjegjësinë për një ndryshim të madh shoqëror dhe politik të shqiptarëve për ç’gjë pati mbështetetjen edhe të Perëndimit në krye me SHBA-të dhe vendet e NATO-s, të cilat, përdorën edhe forcën ushtarake në të mirë të këtij qëllimi.

Dhe, sot, kur shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe historike e këtij shekulli, ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan në dëm të çështjes shqiptate, del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian”, ka shkruar Buxhovi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.