Mobi Casa

Buxhovi: LDK sot është një parti pa identitet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Jusuf Buxhovi, një prej themeluesve të LDK-së, thotë se kjo parti është themeluese e konceptit të shtetndërtimit në Kosovë.Në emisionin “Rrokum Rroll” me Fidan Jupollin në Televizionin, ai tha se rrethanat e pasluftës në Kosovë nuk ishin demokratike, porse LDK është votuar masovikisht me inercion. Sipas tij, pas luftës, duke hyrë në bashkëqeverisje me faktorët tjerë, LDK ka sakrifikuar votën e elektoratit.

“Ky asht absurdi i bashkëqeverisjes, sepse nuk ka marrë pushtet në raport me mbështetjen popullore dhe numrin e votave”, thotë ai.

Buxhovi thekson se LDK nuk do të jetë ajo që ishte në kohën e Ibrahim Rugovës, ndërsa thotë se anëtarët këtij subjekti i kanë ikur koncepteve të Rugovës edhe kur janë thirrur në emrin e tij.

“Asnjëri prej pasardhësve të Rugovës nuk mundet me qenë Rugovë.
Mendoj se LDK nuk ka personalitet të tillë me iu afrua personalitetit të Rugovës”.

Parimet kryesore të LDK kanë qenë kthimi nga Perëndimi, liria, sekularizmi dhe shteti ligjor. Por, këto parime, sipas Buxhovit, nuk janë më.

“Shteti i Kosovës po e humb parimin e sekularizmit. Në Kosovë i është lënë vend islamit politik. Kur i dëgjon piskamat prej xhamive të Prishtinës mendon se je diku ne Lindje”.

Buxhovi tha se LDK sot është parti pa identitet.

“Sot LDK lufton për karrige. Kjo LDK s’ka asgjë të përbashkët me LDK-në rugoviane. Nuk pat njerëz që ishin ne gjendje me e mbrojt LDK-në. LDK sot ka probleme të mëdha me koncepte. E, pa një LDK stabile, skena politike ne Kosove nuk mundet me qenë stabile. LDK edhe sot ka ma së shumti elektorat dhe veç pak me iu kthye kursit të saj të dikurshëm, kishte me i marrë 50 deri në 60 për qind të votave.

Mobi Casa

Por, në LDK kanë hyrë struktura kriminale, janë krijuar feude politike brenda partisë, si edhe në partitë tjera”, vlerëson ai

Për koalicionin LDK-PDK Buxhovi thotë se është i dëmshëm për shtetin e Kosovës, ndërsa shton se partitë janë të kapura nga strukturat gjysmë kriminale që nuk lejojnë intelektualët të përfshihen aty.

“Ata kënaqen nga njerëz varur, të dëgjueshëm, që janë edhe jeniçera”.

Për zgjedhjet e brendshme që aktualisht po zhvillohen në LDK, Buxhovi tha se janë jodemokratike, sepse listat po filtrohen e po eliminohen njerëzit.

“LDK është privatizuar. Është shndërruar në parti të një grupi që e ka përdorë partinë për me shfrytëzu dhe me e zhvat shtetin”.

Buxhovi tha se Isa Musfata është pjesë e dështimit të skenës politike të Kosovës dhe të LDK-së.

“Nëse kjo parti nuk ka me pasë ndryshime, ka me pësua krejt skena politike. Nëse Isa Mustafa rizgjidhet, LDK shkon edhe ma keq. Skena politike e Kosovës mbahet prej LDK-së”. /Rrokum/