RCCOLA

Buxhovi: LDK e ka humbur orientimin perëndimor, duhet të lejoj krijimin e institucioneve

/ 2 minuta lexim

Jusuf Buxhovi thotë se klasa politike në vend po vuan që shtetin ta përdor për nevoja të tij. Tha se LDK e ka humbur orientimin perëndimor dhe se duhet të gjej kompromis për krijimin e institucioneve.

Historiani Jusuf Buxhovi mendon se klasa politike në vend e dhënë pas dëshirës për të shfrytëzuar shtetin për nevoja të tyre nuk po mendon për pasojat që po i sjellin vendit me ngërçin.

Thotë se po të mendonin për të mirën e vendit do të gjenin zgjidhje.

“Klasa politike në Kosovë vuan nga ajo që shtetin ta përdor për nevoja të veta Buxhovi: LDK e ka humbur orientimin perëndimor, duhet të lejoj krijimin e dhe jo që politika të përdoret për ndërtimin e shtetit’, tha Buxhovi në ‘Argument Plus’ në RTV 21.

Shkuarjen në zgjedhje e sheh si të pa nevojshme.

KKGJILAN

“E pa nevojshme me shku në zgjedhje të lira sepse spo merren vesh dy-tri grupe”, tha ai.

Buxhovi kritikon LDK’në e cila sipas tij e ka humbur orientimin perëndimor. Thotë se ajo e ka për detyrë tu jap shembull partive të tjera.

“LDK është faktori që duhet të jetë shembull në skenën politike të Kosovës. Ka përgjegjësinë historike’, tha Buxhovi.

“LDK e ka humbur bukur shumë orientimin perëndimor, liderët e saj shpesh shkojnë në takime me hoxhallarë dhe klerik dhe e ka humb kredibilitetin”, theksoi ai.

Ka ardhur koha që klasa intelektuale të reagoj tha Buxhovi.