Buxhovi: Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi
Jusuf Buxhovi, ish-themelues i LDK-së, ka folur për ish-liderin e kësaj partie dhe të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Buxhovi, që dikur ishte gazetar i Rilindjes, është ndalur në një çështje të rëndësishme, e cila vazhdimisht spekulohet. Buxhovi është pyetur rreth përkatësisë fetare të Rugovës.
Buxhovi ka vlerësuar se feja e Rugovës ishte shqiptaria dhe intelektualizmi.
“Feja e Rugovës ka qenë shqiptaria dhe intelektualizmi. Shqiptaria në kuptimin e formës së Rilindjes Kombëtare se feja e shqiptarit është shqiptaria” – ka deklaruar Buxhovi.