Hidromorava

Buxhovi: Bashkimi kombëtar është ideologji e shekullit të kaluar, shteti i Kosovës duhet të ruhet me fanatizëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Historiani Jusf Buxhovi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është një ideologji e shekullit të kaluar. Ai gjithashtu tha se shteti i Kosovës duhet të ruhet me fanatizëm.

Buxhovi ka thënë se si historian e di që shqiptarët kanë të drejtë për bashkim kombëtar. Por, politikisht qëndron kundër kësaj ideje.

“Si historian unë e di që shqiptarët kanë të drejtë bashkim kombëtar. Por, si politikan jam kosovocentrist. Po të mendosh për bashkim kombëtar, kjo është ideologji e shekullit të kaluar”, është shprehur Buxhovi.

Buxhovi kujtoi 1912’tën ku shqiptarët fituan shtetin, por nuk u futën të gjitha trojet shqiptare brenda këtij shteti.

Mobi Casa

“Do të ishte iluzion që historia të kthehej në vitin 1912 ku shqiptarët “fituan” një shtet ku nuk u futën të gjithë shqiptarët”

Tutje, Buxhovi tregoi se si do duhet të sillen Kosova dhe Shqipëria si dy shtet shqiptare brenda Evropës.

“Shteti shqiptar e ka obligim ta konsiderojë shtetin kosovar si arritje e shekullit. Gjithashtu do duhej të shpallej 17 shkurti festë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria do duhej të krijonin një bashkësi kombëtare brenda çatisë Evropiane”, shtoi Buxhovi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.